Mediat holandeze lavdërojnë Rashicën (FOTO)

Milot Rashica nuk mund ta harrojë javën e kaluar, atë të rastit të humbur kundër PSV-së në minutën 78.

Talenti nga Vushtrria i Vitesses, ka deklaruar për mediumin holandez, ‘ad.nl’ se skuadra e tij mund të ngjitet edhe më lart në renditje.

“Atë ndjenjë që e përjetova javën e kaluar nuk mund ta harrojë”, thotë anësori nga Vushtrria.

“U ndjeva fajtor për humbjen sepse mendoja që kemi merituar fitoren”, shtoi ai, përcjell GazetaOlle.com.

Mirëpo, të dielën ishte një Rashicë tjetër. Ai i siguroi skuadrës së tij një pikë, me golin e shënuar për barazimin 1:1 ndaj Heraclesit.

“Mendoj se mund të përfundojmë më lartë. Ne kemi luajtur pothuajse me të gjitha ekipet dhe asnjëra nuk është e pakalueshme. Ndaj PSV ne ishim më të mirë, ndaj Ajaxit nuk ishim shumë të mirë, por ne jemi në rrugën e duhur, dhe ne vetëm duhet të shfrytëzojmë mundësitë tona, dhe më pas rezultatet do të vijnë dhe ne do të ngjitemi më lart në renditje”, deklaroi tutje Rashica.

Titulli i ‘ad.nl’ për Rashicën ishte se ai këtë herë nuk e humbi si ndaj PSV-s. Për lojtarin e U-21 të Shqipërisë, ishte goli i katërt këtë sezon.

“Rashica u ndje fatoj për humbjen ndaj PSV”, shkruante ‘gelderlander.nl’. /Olle/

milotii

rashicaaa