Mediat greke për Kaçen

Ergys Kaçe është njëri nga lojtarët më të mirë në kampionatin grek. Por në ndeshjen derbi mes Panathinaikosit dhe PAOK-ut, trajneri i verdh e zinjve kishte preferuar ta lë në bankë shqiptarin dhe në fund i kushtoi pasi PAOK-u i Kaçes humbi ndeshjen 4:3.

E pas kësaj humbje është kritikuar trajneri i PAOK-ut, që e la Kaçën në bankë, ndërsa një gazetë sportive në Greqi e ka cilësuar anëtarin e Kombëtares së Shqipërisë si tepër të rëndësishëm për klubin.

“Trajneri lë jashtë Kaçen, i vetmi lojtar që mbron mirë në mesfushë dhe vrapon gjatë gjithë ndeshjes. Shqiptari duhet të luaj gjithmonë pasi me të në fushë PAOK-u është shumë i frikshëm”, shkruante “sportdog.gr”.