Mediat gjermane: Frankfurti na zhgënjeu kundër Kosovës

Eintracht Frankfurti është kritikuar pas barazimit ndaj Kosovës.

Skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt, është kritikuar nga mediat në Gjermani pas barazimit ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

Sport1.de shkruan se skuadra e trajnerit Thomas Schaaf zhgënjeu në sfidën që e luajti kundër Kosovës së Albert Bunjakut.

“Klubi i Bundesligës, Eintracht Frankfurt ka zhgënjyer në testin kundër përfaqësueses të Republikës së Kosovës. Trajneri i skuadrës Thomas Schaaf nuk mori më shumë se një barazim pa gola në një ndeshje me raste të varfra shënimi”, shkruan Sport1.de.
t