Mediat gjermane dhe tifozët shqiptarë ndjekin stërvitjen e fundit të Kosovës

Pasditen e sotme në stadiumin ndihmës të qytetit Nordhorn, përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Werder Bremenin, e cila zhvillohet nesër më 27 mars në orën 18.00.

Atmosfera në ekipin përfaqësues është mjaft e mirë dhe entuziaste gjë që premton për një ndeshje të mirë dhe rezultat pozitiv.

Foto-3

“Stërvitjet e sotme veç krerëve të FFK-së kishin ardhur edhe shumë bashkatdhetar tanë që jetojnë në këtë qytet dhe rrethinë. Edhe Shtabi teknik është i kënaqur me gjendjen e futbollistëve si dhe me angazhimin e të gjithëve në këtë stërvitje. Ekipi mjekësor i Përfaqësueses është i kënaqur me shëndetin e futbollistëve. Po ashtu po mbretëron një interesim i madhe edhe i mediave vendore, të cilat ishin të pranishme gjatë seancës stërvitore”, thuhet në njoftimin e FFK-së. (Gazeta Olle).

erolli