Mediat gjermane: Barcelona rrezikon përjashtimin nga Europa

Lajmi i bujshëm vjen nga Gjermania dhe ka të bëjë me Barcelonën. Sipas një artikulli të një hetimi të së përditshmes gjermane Die Welt, dhe që është përcjellë edhe nga mediat spanjolle, klubi blaugrana rrezikon të qëndrojë jashtë kompeticioneve europiane!

Për dy apo tre vjet, për shkelje të rregullave financiare të UEFA-s, sipas së cilave klubet janë të detyruara të kompensojnë shpenzimet me të ardhurat që duhet të jenë në ekuilibër. Bilancet e Barcelonës sipas këtij artikulli investigativ përkufizohen si “katastrofike”.

Fitimet prej 304 milionë eurosh të regjistruara nga katalanasit në shtatorin e kaluar, duket se largonin hijet e një dënimi të mundshëm. Por normat financiare të UEFA-s konsiderojnë vendimtare vetëm shitjet që mund t’i atribuohen drejtpërdrejtë biznesit të futbollit.

Siç thekson edhe e përditshmja spanjolle Marca, raporti i fundit vjetor i klubit përfshin edhe të ardhurat nga shitja e të drejtave televizive. Nga marketingu si dhe nga të ardhurat nga basketbolli apo volejbolli që janë pjesë e shumësportëshit.

Sipas Die Welt këto të ardhura nuk influencojnë vlerësimin financiar të qeverisë europiane të futbollit. /Gazeta Olle/

Rey Manaj shënon golin e fitores në minutat e fundit për Sivassporin

Elion Ajeti – djaloshi që po shkëlqen te Rilindja dhe po ‘josh’ ekipet e Ligës së Parë dhe Superligës