Mediat e huaja kështu shkruajnë për Nora Gjakovën

Fitimi i medaljes së parë historike të Kosovës në Lojërat Evropiane është bërë lajm edhe në mediat botërore. Të enjten xhudistja Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kg, fitoi medaljen e bronztë, e cila për Kosovën, duke mposhtur në luftën për vendin e tretë, holandeze Verhaegen.

“Gjakova fiton medaljen e parë për Kosovën, ishte titulli i faz.net, derisa Asocciated Press citonte fjalët e Norës.

“Është ndjenjë shumë e mirë. Falënderoj presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, që na mundësoi të garojmë me emrin e Kosovës”, tha ajo, duke shtuar: “Lojërat Evropiane janë diçka që nuk do të harrohen dhe kjo tregon se ne kemi kapacitet për të fituar medalje edhe në Olimpiadë. Nuk ka rëndësi nëse humb apo fiton, ju gjithmonë duhet ta sfidoni veten, dhe unë jam shumë i lumtur me këtë medalje, sepse çdo herë isha shumë afër të fitoja, por këtë herë ia dola”, shtoi Nora.

Agjensia e lajmeve Asocciated Press shkruan se Kosova e fitoi një medalje, shtatë vjet pasi u pavarësua nga Serbia, kurse Gjakova u pyet se si do të ndihej nëse do të garonte me një serbe.

“Kam luftuar shumë herë me vajza nga Serbia, dhe është e njëjtë sikur ndaj kundërshtareve tjera. Nuk e përziej sportin me politikë. Për mua, të gjitha kundërshtaret janë njëjtë, nuk është ndonjë problem. Ndoshta për dikë është, për mua jo”, deklaroi fituesja e medaljes së bronztë për Kosovën.

gjakova foto 1