Mediat daneze: Serbi – Shqipëri 0:3

Sipas mediave daneze, Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë do ta regjistroj me rezultat zyrtarë 3:0 për Shqipërinë.

Ndeshja e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016, do të regjistrohet me fitore të skuadrës kuqezi me rezultat 3:0 nga Gjykatë e Arbitrazhit Sportiv, raportojnë mediat daneze.

Pas pezullimit të ndeshjes dhe refuzimit të shqiptarëve që të kthehen në fushë, UEFA mori vendim që Serbisë t’i jap tre pikë, por njëkohësisht duke e dënuar atë me minus tre pikë.

Por, me këtë vendim nuk u pajtua Federata Shqiptare e Futbollit, e cila u ankua në CAS muaj më parë.

Këtë të premte, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë pritet të japë fjalën e saj të fundit në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri të 14 tetorit të kaluar.

Pas disa shtyrjesh, më në fund shqiptarët do të mësojnë nëse do të ketë vërtet drejtësi në lidhje me atë që ndodhi në Beograd, ku ‘kuqezinjtë’ u bënë viktimë e dhunës dhe thirrjeve për gjenocid nga ana e tifozëve dhe personelit të sigurisë në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Kujtojmë se vendimi i CAS pritet të vijë pas disa shtyrjesh, fillimisht u komunikua se do të jepej më 29 maj, pastaj u shty për në 12 qershor dhe më pas u përcaktua si afat i fundit 10 korriku. (Express)