Mediat angleze ironizojnë me Çanin

Edgar Çani vazhdon të jetë në shënjestrën e hidhur të medieve angleze. Sulmuesi shqiptar ende nuk ka asnjë impakt te Leeds United në Championship.

Në një analizë të saj, gazeta britanike “Yorkshire Evening Post” shkruan se sulmuesit e United janë në betejë për gola gjatë gjithë këtij sezoni.

“Souleymane Doukara, Adryan dhe Edgar Cani janë ende në periferi. Departamenti i sulmit i Leeds ka qene mjaftueshëm pa dhëmbë gjatë gjithë sezonit”.

Edgar Çani, i cili u huazua nga Catania e Serie B në Itali, ende nuk e ka shënuar golin e tij të parë në Championship.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare – 4 gola në 15 ndeshje – është aktivizuar me pikatore te Leeds United: 48 minuta në 4 paraqitje.