Medalje të artë dhe të bronztë për ekipin e Kosovës

Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës ka arritur t’i fitojë dy medalje në garat që po mbahen në Cervia të Italisë.

Ekipi i Kosovës u shpall kampion i garave në basketboll 3X3,pas fitores ndaj Austrisë,ndërsa medalja e bronztë u fitua në futboll të vogël pasi mposhti Danimarkën.

Komiteti Olimpik i Kosovës me anë të një postimi ka përgëzuar ekipin dhe Federatën Sportive të Punëtorëve(FSP) për këtë sukses.

Xhaka publikon foto 18 vite më parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’: Ndjenjë e mrekullueshme të kthehem në Prishtinë

Ashtu siç pritej, Gjermania mposht Serbinë dhe fiton Kampionatin Botëror