Më të mirët e javës në elitën e basketbollit kosovar

Java e 14-të në Prince Caffe Superligë dhuroi sfida interesante, që u vendosën në sekondat e fundit të takimeve.

Peja fitoi derbin ndaj Bashkimit në udhëtim, ku basketbollisti më i mirë te verdhezinjtë ishte Jay Jay Chandler me 25 pikë, 11 kërcime e nëntë asistime. Chandler e kishte indeksin e ndeshjes 35 apo më të lartin në këtë xhiro.

Proton Cable Prizreni shënoi fitore të rëndësishme, duke mundur Istogun për të kaluar në vendin e gjashtë në renditje, ku te prizrenasit më i dalluari ishte Isaiah Kelly. Ai e përfundoi ndeshjen me 27 pikë, 12 kërcime e katër asistime.

Sigal Prishtina po vazhdon me formë të lartë, ndërsa kësaj radhe mundi Vëllaznimin. Te prishtinasit u dalluan Steven Davis dhe Shaheed Davis. Steven e mbylli ndeshjen me 20 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime, kurse Shaheed me 23 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.

Me formë të lartë po vazhdon edhe Trepça, që shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim. Te mitrovicasit më i miri ishte Darnell Egde me 17 pikë, katër kërcime e shtatë asistime.

Top 5

Jay Jay Chandler (Peja) 25 pikë, 11 kërcime, 9 asistime, 35 indeksi

Isaiah Kelly (Proton Cable Prizreni) 27 pikë, 12 kërcime, 4 asistime, 33 indeksi

Steven Davis (Sigal Prishtina) 20 pikë, 11 kërcime, 3 asistime, 27 indeksi

Shaheed Davis (Sigal Prishtina) 23 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 27 indeksi

Darnell Egde (Trepça) 17 pikë, 4 kërcime, 7 asistime, 24 indeksi

Pesëshja e javës së 12-të në Superligën e femrave në basketboll

Superliga nuk ndalet, mesjava sjell ndeshje interesante