Me sy mbyllur dhe me gjithë shpirt, Qazim Laçi iu tregon disa futbollistëve kuqezi si këndohet HIMNI (video)

Pas miqësores me Spanjën, që u vendos nga një gol në minutat e fundit të Dani Olmo, sot Shqipëria po ëprballet me Gjeorgjinë, në miqësoren që po luhet në “Air Albania”.

Reja e ka filluar me këtë formacion titullar: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Roshi, Hysaj, Asllani, Ramadani, Çekiçi, Broja, Manaj.

Italiani ka bërë 6 ndryshime në krahasim me Spanjën, vetëm reparti i mbrojtjes nuk ka ndryshuar, më pas repartet e tjera kanë ndryshime.

Një nga lojtarët që ihste titullar me Spanjën, pro sot është në stol është edhe mesfushori që luan në Francë 2, Qazim Laçi, i cili gjithmonë e tregon sa shumë e do këtë fanellë. SHIKO VIDEON

Edhe pse në stol, gjatë momentit të himnit, ai e këndoi atë njësoj si të ishte në fushë, ndryshe nga ndonjë tjetër aty që thjesht mërmërit buzët kot, Laçi e këndon me gjithë shpirt.

Në një intervistë të disa kohëve më parë, ai u shpreh se sa herë që e fton Kombëtarja,a i gëzon si fëmijë dhe me zor pret të grumbullohet. Ky lojtar si të luajë 90[ minuta, si të luajë 5′ minuta, gjithmonë jep shpirtin në fushë.

Xhaka dhe Shaqiri bëjnë gjestin e bukur para se të zbresin në fushë ndaj Kosovës

Pjesa e parë, Zvicra 0-0 Kosova: Raste nga të dyja anët, portat e paprekura