Me siguri nuk e dini, por një lojtar që ka luajtur në gjysmë-finalen e Kupës së Botës po luan në Superligë

Dje bëri debutimin në Kosovë, edhe pse nuk i shkoi ashtu siç pritej.

Kapiteni i Kolumbisë në futsall, Stiven Abril së bashku me shokët e skuadrës tek KF Liqeni nga Drenasi u mposhtën me rezultat të ngushtë 4-5 nga Mabetex Prishtina në gjysmë-finalen e parë të Kupës së Kosovës në futsall, raporton Gazeta Olle.

Stiven Abril erdhi së bashku me Yulian Diaz dhe Camilo Sanchez në merkaton dimërore tek skuadra nga Drenasi.

Ata kanë ardhur me qëllimin për ta inkuadruar skuadrën në playoff, e pastaj pse jo edhe për ta kërkuar trofeun.

Abril është një nga futsallistët më të mirë në Kolumbi, teksa pati gisht edhe në suksesin më të madh historik që e arriti kombëtarja e tij.

Ai ishte kapiten i kombëtares së tij në Kupën e Botës 2012, aty ku realizoi golin e tretë në qerek-finalen ndaj Ukrainës për ta dërguar Kolumbinë deri në gjysmë-finale, që mbetet edhe suksesi më i madh i amerikano-latinëve./GazetaOlle/