Endrit Krasniqi e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2021 në Superligën e Kosovës.
Krasniqi u shpall lojtari më i mirë i vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës në një ceremoni të organizuar.
Mesfushori, Krasniqi u stolis me titullin e kampionit me Prishtinën edicionin e kaluar, ndërsa shkëlqeu edhe në garat evropiane.
Federata e Futbollit të Kosovës është duke ndarë edhe çmime tjera në ceremoninë për të shpallur laureatët e vitit 2021.
Prishtina u shpall klubi më i mirë i vitit, ndërsa çmmin e trajnerit të vitit 2021 e fitoi Zekirija Ramadani që drejtoi po këtë skuadër.