Skuadra e Batatinës ka barazuar 1-1 ndaj Shkupit në “Fadil Vokrri”, por ishte mposhtur me rezultat 2-0 në duelin e parë, shkruan Gazeta Olle.
Me rezultat të përgjithshëm 3-1, përfundon rrugëtimi evropian i Llapit.
Pjesa e parë i takoi plotësisht llapjanëve, të cilët patën disa raste të mira shënimi por nuk arritën të realizojnë.
Në 45 minutat e dyta Benjamin Emini i Llapit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 75-të.
Pas vetëm tre minutave Shkupi kaloi në epërsi përmes Ali Adem.
Drilon Fazliu e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 84-të, duke realizuar golin e parë për Llapin në garat Evropiane.
/Gazeta Olle/