Më në fund nja lajm i mirë për Anzhin dhe Bernard Berishën

Bernard Berisha e nisi nga stoli ndeshjen e djeshme që Anzhi zhvilloi në shtëpi me Kuban Kransodar, për të hyrë në fushën e lojës në minutën e 70-të kur rezultati ishte 0:0.

Vetëm 10 minuta më vonë, ekipi i tij arrin të shënojë me anë të sulmuesit Janik Boli, i cili u tragua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe i dha fitoren Anzhit.

Në fund të takimit kishte edhe një karton të verdhë për Berishën, ndërsa ekipi i tij me këtë fitore vijon të shpresojë për të mbijetuar në elitën e futbollit rus.

Anzhi renditet i parafundit pas javës 25-të të kampionatit, teksa numëron 19 pikë të grumbulluara, 5 më pak se  Dinamo e Moskës për të siguruar shpëtimin direkt, ndërsa me Kubanin është vetëm një pikë larg për të luajtur në “play-out”.