Më në fund: Milot Rashica rikthehet në fundjavë

Milot Rashica pritet të rikthehet në aksion për ndeshjen e fundjavës së Werder Bremenit pas dy muajsh rikuperimi nga lëndimi.

Sulmuesi i Kosovës kishte vuajtur nga një problem muskulor në dy muajt e fundit, derisa tashmë është rikthyer në stërvitje, përcjellë Gazeta Olle.

Shefi i Werder Bremenit në futbollin profesionist, Clemens Fritz ka thënë se Miloti mund të luajë në fundjavë ndaj Augsburgut.

“Miloti është kandidat për të luajtur kundër Augsburgut”, deklaroi ai.

“Jemi të lumtur që ai është mirë dhe se mund të stërvitet”, shtoi Fritz.