Më në fund, Juventusi shënon fitoren e parë në Serie A

Juventusi ka arritur fitoren e parë këtë edicion në kampionatin italian.

Gjiganti italian me mjaft mund ka arritur të mposht si mysafirë Spezian me rezultat 2-3, shkruan Gazeta Olle.

Gjithça nisi mirë për ‘Bianconerët’, duke kaluar në epërsi në minutën e 28-të përmes Moise Keane.

Megjithatë, minutat në vazhdim i takuan Spezias.

Vendasit reaguan shpejtë dhe barazuan rezultatin në minutën e 33-të me golin e Emannuel Gyasi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë prej 1-1.

Edhe pjesa e dytë filoi me dominimin e Spezia, ku edhe arriti të kalojë në epërsi me golin e Janis Antiste në minutën e 49-të.

Në vazhdim “Zonja e Vjetër” morri kontrollin e lojës dhe barazuan rezultatin përmes Federico Chiesas në minutën e 66-të

Juventusi arriti të përmbys gjithçka me golin e Matthijas de Ligt në minutën e 72-të.

Kjo ishte fitorja e parë e ‘Bianconerëve’ këtë edicion që tani ka pesë pikë të grumbulluara në pozitën e 12.

/Gazeta Olle/

Ka përfunduar vëllazërorja ndërmjet Kosovës U17 dhe Shqipërisë U17 me këtë rezultat

Zhegrova kalon lëndimin, flet për kohë e rikuperimit dhe Përfaqësuesen e Kosovës