Më mirë në Liga private se në Ferizaj!

Nuk stërvisin me javë, por luajnë ndeshje zyrtare. Bojkotojnë gjatë gjithë javës, në fundjavë luajnë.

Ferizaj është duke u mbajtur në këmbë vetëm me vullnetin e lojtarëve që tashmë qe tre muaj nuk kanë parë cent me sy, por vazhojnë t’i mbrojnë ngjyrat e klubit.

Tashmë është shtuar edhe numri i lojtarëve që janë duke e bojkotuar klubin dhe nuk janë duke shkuar as në ndeshje. Mirsad Idrizi, Mensur Idrizi, Enis Kuka, Behar Bardhi, Yll Prekopuca, Elbasan Thaqi e Albion Pira, janë lojtarët që nuk udhëtuan fare me skuadrën për ndeshjen e shkuar në Gjakovë kundër Vëllaznimit.

“Është rritur numri i lojtarëve që po e bojkotojnë klubin. Disa ekipe në Power Ligë (ligë e futbollit të vogël) janë më të organizuara se sa ne. Aty paguesh 50 euro për ndeshje. Janë bërë tre muaj tashmë pa page nga Ferizaj dhe lojtarët nuk kanë më durim. Shtatë lojtar tashmë nuk po vijnë nëpër ndeshje e lere më në stërvitje”, pohoi një nga lojtarët e Ferizajt që deshi të mbetet anonim, pasi shpreson që të marr pagat që ua ka borxh kryesia.

Ferizaj mbetet në pozitë të keqe pasi ka vetëm 17 pikë dhe gjendet në venin e 11-të.