Me masat e reja ndryshon edhe plani i FFK-së: Kuvendi i Rregullt i Punës mbahet online

 Gjatë ditës së djeshme qeveria e Kosovës prezantoi masat e reja Anti-Covid të cilat e prekin edhe sportin.

Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës, të enjten më 8 prill në orën 17:00, transmeton Gazeta Olle

Përkundër përgatitjeve të plota dhe dëshirës së FFK-së që punimet e Kuvendit të mbahen me prezencë fizike, duke u bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid19,  punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online.

/Gazeta Olle/