Milani pritet të njoftojë zyrtarisht rinovimin e kontratës së Rafael Leaos sot (e premte) dhe portugez mund të jetë në linjë për një ndryshim të numrit të fanellës në sezonin 2023/24.
Leao ka veshur fanellën me numrin 17 që nga ardhja e tij nga Lille në vitin 2019, por kjo mund të ndryshojë, veçanërisht nëse Brahim Diaz kthehet në Real Madrid pas skadimit të marrëveshjes së tij të huazimit në fund të sezonit.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, në rast se Diaz do të kthehet në Spanjë, Leao mund të marrë fanellën e tij me numrin 10 në sezonin e ri.
23-vjeçari do t’i bashkohej një liste të shquar të lojtarëve që kanë mbajtur numrin ikonik 10 për kuqezinjtë gjatë viteve.
#Leao #Milan rinnovo da 10: oggi l’annuncio. E Rafa sogna il numero dei fenomeni https://t.co/UMdkS1IU5v
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) June 1, 2023
Gianni Rivera, Ruud Gullit, Rui Costa, Zvonimir Boban dhe Clarence Seedorf janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj që kanë mbajtur fanellën me numër 10 te Milani.
Gazeta gjithashtu raporton se Leao është gjithashtu i interesuar të mbajë numrin 7 për kuqezinjtë, i cili aktualisht është i ‘pushtuar’ nga Yacine Adli.
📰 #Gazzetta: Rafael #Leao is considering changing his jersey number for the upcoming season. If #BrahmDiaz leaves #ACMilan, the Portuguese player would like to take on the number 10.
🤔 What do you think? pic.twitter.com/KUkAbiPrf4
— Milan Posts (@MilanPosts) June 2, 2023