Me këtë transferim, Arsenali mund të shndërrohet në një skuadër që lufton për titullin kampion në Premier League

Nisja e mirë e kampionatin në ndeshjen e parë të Premier League për Arsenal, padyshim që ka sjellë gëzim jo vetëm te tifozët, pasi edhe drejtuesit janë tepër të lumtur që shkëlqyen disa nga blerjet e merkatos verore. Megjithatë fokusimi në merkaton nuk është ulur dhe vetë Mikel Arteta është i vetëdijshëm që duhen ende përforëcime për të përballuar sezonin e gjatë që sapo ka nisur.

Një lajm surprizues ka dalë së fundmi në media që gëzon jo pak tifozët e “Topçinjve”. Bëhet fjalë për mesfushorin e Milanit, Sandro Tonali. Kampionët e Italisë dëshirojnë ta mbajnë në ekip pavarësisht interesimit të Arsenal, megjithatë një ofertë tunduese në drejtim të klubit italian, mund të bëjë që transferimi të kurorëzohet me sukses.

Sipas “Express” së fundmi ka pasur dhe një takim mes drejtuesve të Arsenal dhe Milanit në lidhje me Tonalin. Drejtusit e “kuqezinjve” e kanë bërë të qartë që italiani është pjesë e rëndësishme e projektit, por gjithsesi mund të lihet i lirë për një shumë rreth 55 milionë euro. Milani mund ta shesë atë dhe me fitimin nga transferimi i lojtarit mund të sjellë në San Siro dy lojtarë të tjerë.

Tonali iu bashkua Milanit përfundimisht nga Brescia vetëm verën e kaluar. Lojtari shpërtheu sezonin e fundit me klubin Italian. 22-vjeçari ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe një nga lojtarët më të mirë të sezonit. Deri më tani mesfushori ka zhvilluar 82 paraqitje për Milanin dhe ka shënuar pesë gola. /SS/

Zyrtare: Dukagjini prezanton tansferimin e madh të merkatos

Kushtrim Gashi kalon te skuadra e madhe kosovare?