Skuadra e Superligës, Drenica ka pësuar humbje 1-2, nga Trepça ’89, shkruan Gazeta Olle.
Ishte kjo miqësorja e dytë për kuqezinjtë, pas asaj ndaj Istogut të cilën e fituan me rezultat 2-1.
Drenica i filloi vonë përgatitjet për edicionin e ri, pas ndryshimeve rrënjësore në klub, ku edhe u emërua kryetari i ri së bashku kryesinë.
Në anën tjetër, Trepça ’89 do të mundohet të këndellet në edicionin e ri, ku garat i zhvillon në Ligën e Parë pas rënies nga Superliga.
/Gazeta Olle/