Anglia nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e dytë në Euro 2024.
Tre Luanët e filluan më mirë takimin, por danezët u kundërpërgjigjën menjëherë, shkruan Gazeta OLLE.
Pjesa e parë prodhoi një ritëm shumë të lart, me të dyja skuadrat kërkuese, teksa Anglia kaloi fillimisht në avantazh me anë të Kane.
Por, reagimi Danimarkës nuk vonoi dhe gjeti shumë shpejtë golin e barazimit, teksa Hjulmand realizoi një gol fantastik nga distanca në minutën e 34-të, një prej golave më të bukur të Europianit.