Me kë ka probleme Cavani te PSG?

Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani, pas fitores së shënuar në derbin ndaj Marseille me rezultat 3:2, ka mohuar kategorikisht spekulimet se marrëdhëniet e tij me sulmuesin suedeze Zlatan Ibrahimoviq, janë të ftohta.

“Unë nuk e di se nga vijnë këto thashetheme për një marrëdhënie të keqe mes meje dhe Ibrahimoviq. Ne jemi futbollist që luajmë për të njëjtin klub dhe respektojmë jashtëzakonisht njëri-tjetrin”, u shpreh fillimisht Cavani.

Ndryshe ish-sulmuesi i Napolit ka zbuluar shqetësimet e tij te skuadra parisiene duke thënë se pozita ku po luan po e mërzit tej mase.

“Shqetësimi i vetëm që kam pasur këtu është se unë kam dëshirë të luaj në pozicionin tim natyral si sulmues qendre dhe një gjë e tillë nuk është duke ndodhur.  Përveç kësa gjithçka është e përsosur”, deklaroi Cavani.

 

Të kujtojmë që 28-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2018 me PSG, por sipas medieve franceze ai mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra franceze