“Panorama.al” ka siguruar momentin e shpërthimit me tritol në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka mbrëmjen e 24 janarit në qytetin e Durrësit.
Siç duket edhe nga pamjet, ka qene ora 22:03, kur një djali i ri me kapuç në kokë ndez lëndën plasëse dhe e vendos pranë derës së shtëpisë së Dukës.
Po ashtu nga videoja duket se para se të vendoste lëndën plasëse personi i dyshuar ka studiuar zonën. Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha.
Vetë Duka, pak minuta pas ngjarjes deklaroi se e ka parë autorin nga kamerat e sigurisë, i cili ishte shfaqur i maskuar me kapuç dhe më pas është larguar me shpejtësi.