“Më i vështiri për t’u markuar”, Ismajli zbulon sulmuesin më të fortë në Itali

Ardian Ismajli ka treguar për sulmuesin më të vështirë me të cilin është përballur në Itali.

Gjatë lidhjes direkt me emisionin “Analizë Kuqezi”, Ismajli e ka cilësuar Lulakun si një ndër sulmuesit më të fortë fizikisht për t’u markuar.

Serie A është një ndër 5 ligat më të forta në Europë, ka shumë sulmues të fortë. Dua të veçoj Lukakun, sepse është shumë i fortë fizikisht. Është më i vështiri për t’u markuar me atë fizik që ka”, u shpreh 27-vjeçari nga Podujeva.

Ismajli numëron  36 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Shqipërisë, ndërkohë që prej gushtit të vitit 2021 luan me Empolin në Serie A.

Më parë ka veshur edhe fanellën e Spezias në elitën e futbollit italian, klub që pagoi 2.2 mln euro për ta blerë nga kroatët e Hajdukut të Splitit në shtatorin e vitit 2020. /Gazeta Olle/

Xhaka: Ëndërroj të luaj sërish bashkë me Taulantin me fanellën e Baselit

Zyrtare: Pasues i Mourinhos është ish-kapiteni i Romës