Trajneri i Deçiqit ka thënë se ndeshja është vendosur nga aftësia individuale e Mujës.
Por futbollisti mitrovicas ka theksuar se e rëndësishme është paraqitja e skuadrës e jo ajo individuale.
Muja është transferuar te Drita nga Trepça ’89 dhe ka shkëlqyer në ndeshjen e parë zyrtare. Në fund ka pasur disa momente tensioni të tij me lojtarët e Deçiqit, ekipit shqiptar nga Tuzi.
“Merita nuk është vetëm e imja, por e gjithë ekipit. Performanca individuale s’ka rëndësi , por fitorja e ekipit. Kemi krijuar raste, por nuk kemi realizuar shumë”, ka thënë Muja pas ndeshjes.
“Shpresoj që të shënoj, por me rëndësi është ecja para me ekipin”, ka shtuar lojtari i krahut, që ka thënë se pritja te Drita ishte shumë e mi