Me golin fantastik të Milot Rashicës, Kosova e mbyll në epërsi pjesën e parë

Kanë përfunduar 45 minutat e para në sfidën Kosovë – Izrael.

Dardanët janë në epërsi minimal 1-0 pas 45 minutave të para përballë izraelitëve.

Ishte Milot Rashica ai i cili në minutën e 41-të shënoi për 1-0 pas një goditjeje precize duke e mposhtur portierin Omri Glazer.

Ky ishte goli i tretë i Rashicës në këtë kampanjë kualifikuese për Euro 2024 teksa ka edhe tri asistime.

Sipas rezultatit momental Kosova shkon në kuotën e dhjetë pikëve teksa kujtojmë se gjasat për kualifikim janë të pamundura.

https://twitter.com/FootColic/status/1723800232960385139

Daku realizon gol spektakolar para grumbullimit me Kombëtaren (Video)

Sigal Prishtina fiton me lehtësi ndaj Proton Cable Prizrenit