Me golin e shënuar ndaj Liverpoolit, Rashica futet në histori të Premier Leagues

Milot Rashica është duke kaluar nëpër një formë të mirë te Norwichi dhe nga ndeshja në ndeshje po i shfaq cilësitë e tij.

Në fundjavën e kaluar, reprezentuesi i Kosovës ia doli të shënonte gol në përballjen me Liverpooli edhe pse skuadra e tij në fund u mposht 3-1.

Por, Rashica ka vendosur një rekord historik në kampionatin që nga shumëkush quhet edhe si më i miri në botë.

Anësori u bë reprezentuesi i parë nga Kosova që ia del të realizojë gol në Ligën Premier.

Përmes një videoje, Norwichi ka publikuar golin e lojtarit tonë, duke e përmendur edhe këtë statistikë.

Gola ndër vite në elitën e futbollit anglez e që janë shtetas të Kosovës, kanë realizuar edhe Shefki Kuqi, Adnan Januzaj, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka.

Batatina: Ndaj Dritës me pak fat mund të rrëmbenim tre pikë, me Feronikelin futemi në ndeshje për të fituar

FFSHGJ përkrah kandidaturën e Agim Ademit për mandatin e dytë në krye të FFK-së