Me dy gola në fund të ndeshjes Holanda merr një fitore të madhe ndaj Senegalit

Holanda ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat të pastër 0-2 ndaj Senegalit, në ndeshjen e parë të Botërorit “Katar 2022”. 

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, përkundër disa rasteve në të dyja anët, shkruan Gazeta Olle.

Goli i parë për “Tulipanët” erdhi në fund të takimit, në minutën e 84-të të ndeshjes.

Frenkie De Jong harkoi për mrekulli në zonë, ku bukur u gjend Cody Gakpo, i cili realizoi bukur me kokë.

Në sekondat e fundit, holandezët e gjetën edhe golin e dytë nëpërmjet Davy Klassen.

Pas xhiros së parë në Grupin A, Ekuadori dhe Holanda tani kanë nga tre pikë, teksa Senegali dhe Katari mbeten pa pikë pas humbjeve të pësuara. /Gazeta Olle/ 

Presidenti Ademi takoi presidentët Infantino dhe Çeferin në Doha

ShBA – Uells, publikohen formacionet zyrtare