Me çka u gjuajt Dardan Berisha në Pejë?

Dardan Berisha u rikthye pas disa javësh mungesë për Sigal Prishtinën, mirëpo nuk u mirëprit edhe nga tifozët pejan, në sfidën Peja – Sigal Prishtina (82:79). Ata e ofenduan atë, derisa në sekondat e fundit u shkaktua një incident, i cili bëri që takimi të ndërpritet për 2-3 minuta.

Kur tifozët brohorisnin “Ku është Dardani”?, ai imitoi Cristiano Ronaldon, duke prekur gjoksin me dorën e tij. Këtë e morën si provokim tifozët, të cilët filluan të hedhin shprepëza në drejtim të tij, por nuk munguan edhe disa copëza të karrigeve, raporton Gazetaolle.com.

Ndodhi kjo në 6 sekondat e fundit, kur Alban Veseli po gjuante nga gjuajtjet e lira. (Gazeta Olle)