Me çka krenohet Arbnor Morina, para ndeshjes me 89-shin?

Besa – Trepça ’89. Kjo është gjysmëfinalja e parë e ‘Digitalb’ Kupës së Kosovës në futboll. Ndeshja e parë luhet në Pejë kurse ajo e kthimit pas dy javësh në Mitrovicë.

Trajneri i pejanëve, Arbnor Morina, e vlerëson lart këtë sfidë. “Është gjysmëfinalja e parë, kurse pas dy javësh, luhet ndeshja e kthimit. Kemi të bëjmë me një kundërshtar të respektuar dhe të mirë. Na nevojitet koncentrim maksimal sepse mendoj se nesër luhet vetëm pjesa e parë”, ka thënë për Gazetaolle.com, Arbnor Morina.

Tutje, Morina tha se është shumë krenar me futbollistët e tij. “Unë e shikoj ekipin tim dhe nga djemtë e mi, mundohem që ta nxjerrë maksimumin. Jam krenar sepse edhe të lënduar ata po kërkojnë që të luajnë dhe kjo tregon për përkushtimin që e kanë ndaj klubit. Duhet thënë se edhe në këtë ndeshje kemi mungesa”, përfundoi Arbnor Morina.