Me çka e krahason veten Messi?

Lionel Messi ishte fotografuar dy herë muajin e kaluar duke dal nga Kazino së bashku me ish shokun e skuadrës, Cese Fabregasin.

Kurse, tani ylli argjentinas ka thënë se instikti i kumarxhiut e bën atë një lojtar të madh dhe njërin ndër më të mirët në historinë e futbollit.

“Ka njerëz të cilët mendojnë se mënyra e lojës sime vjen prej natyrës. Sidoqoftë, nuk e di nëse kjo është e vërtetë, por një gjë është e vërtetë ‘Unë kam instiktin e një kumarxhiu”, tha Messi për Four Four Two.

“Në fushë, çdo herë mendoj të bëj lëvizjen apo vendimin më të mirë, teksa tentoj të bëj atë që kundërshtarët nuk e bëjnë. Unë mbaj një presion shumë të madh për tu bërë më i mirë, sepse presioni i përmirëson aftësitë e mia”, ka theksuar argjentinasi.