Me cigare e drejt në lojë (FOTO)

Po të ishte në një vend tjetër të shteteve perëndimore, sigurisht se do të ishte qortuar apo sanksionuar rëndë sportisti kur është duke pirë cigare. Por në Kosovë kryesive të klubit nuk iu lënë përshtypje dhe hendbollistët kush haptas e kush tinëz pinë cigare pa e lodhur kokën.

Flamur Salihu prej hendbollistëve më të mirë që ka Kosova, anëtar i ekipit me renome Kastriotit të Ferizajt, me apo pa qëllim shihet (me një veshje simpatike) duke pirë cigare. Nuk është i vetmi që pinë cigare, ka plotë të tjerë, por ata fshehen… Faktikisht cigaren e ka në dorë. Kjo është një karakteristikë në vete. Ndryshe është në Kosovë, sepse cigarja thonë se para ndeshjes është plus i madh ose motiv shtesë.

Andaj, Kastrioti vërtet pati edhe motivin e madh dhe forcën, saqë barazoi 31:31 me Samadrexhën. Ndoshta cigarja iu ka ndihmuar shumë!!! Andaj, ndoshta kjo do të jetë moda më e re në vend që sportistët të thithin cigare para dhe pas ndeshjes./ BotaSot.

 

largea_11012152_10153049671699454_2077460236028407222_n1424705602