Më 12 shkurt fillon stinori pranveror në hendbollin kosovar

Më 12 e 13 shkurt luhen ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat.

Është ky vendim i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Skuadrat tashmë janë në vlugun e përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit.

Në Superligën e hendbollistëve është java e 15-të. Ndeshjet e kësaj xhiroje janë: Vëllaznimi – Llapi, Besa Famgas – Kastrioti, Deçani – Zhegra, Rahoveci – Drenica, Prishtina – Trepça.
Superliga e hendbollisteve vazhdon me xhiron e 12-të: Shqiponja – Vushtrria, Vjosa – Samadrexha, Vëllaznimi – Kastrioti, Istogu – Drita, Jusuf Gërvalla – Prishtina, Ulpiana – Ferizaj.

Besa Famgas është lider te hendbollistët, ndërsa Istogu te hendbollistet.

Flasin Mici e Boshnjaku, Prishtina po përgatitet për në pranverë

Zyrtare: Prishtina godet fuqishëm në merkato