MC Kresha largohet nga skuadra e futbollit Phoenix

Repartisti i njohur MC Kresha ka dhënë dorëheqje nga roli i menaxherit të përgjithshëm të skuadrës së futbollit Phoenix nga Banja e Pejës.

Klubi i cili garon në Ligën e parë të Kosovës përmes një postimi ka njoftuar se MC Kresha nuk ka mundur të qëndronte afër ekipit për shkak të angazhimeve në muzikë.

Kresha kishte marrë detyrën te ky klub në qershor të këtij viti, pasi që ishte pajisur me licencë C të UEFA-s dhe menjëherë ishte aktivizuar në futbollin kosovar.

FC Phoenix-Banjë ka emëruar disa ditë më parë Faruk Statovcin si trajner të ri.

Peja synon fitore ndaj Vëllaznimit dhe mbrojtjen e titullit kampion

FBK-ja dënon Yllin për dhunën e shfaqur gjatë finales Peja – Trepça