Mbyllet xhiroja e 27-të, kështu ndryshon tabela

Kanë mjaftuar dy ndeshje në ditën e diel që tabela e Raiffeisen Superligës të pësojë edhe një ndryshim pas xhiros së 27-të.

Hajvalia me tri pikët e marra ndaj Trepçës ’89 tani është në pozitën e katërt me 46 pikë. Edhe pse Feronikeli është tetë pikë larg, ‘arushat’ kanë të drejtë të ëndërrojnë për vendin e parë, pasi që një gjë të tillë ua lejon edhe matematika.

Keq për Vëllaznimin që nuk arriti të shkëputet në gjashtë pikë nga Drita, me distancën që mbetet tri pikë. Buzëqesh Istogu që mbetet mbi të dyja në tabelë.

Raiffeisen Superliga – Xhiro 27

Feronikeli – Ferizaj 3:0
Prishtina – Trepça 4:0
Besa – Kosova (V) 2:3
Drenica – Istogu 0:0
Vëllaznimi – Drita 1:1
Hajvalia – Trepça ’89 1:0

22