Mbyllet turneu i Golemit, ja fituesit

Ka përfunduar turneu dimëror për grupmosha të reja i zhvilluar në Hotel ‘Ulpiana’ në Golem. Kësisoj, janë shpallur edhe fituesit dhe më të mirët e këtij turneu.

Në kategorinë U-11, ishte skuadra e Prizrensporit që u shpall kampione pa asnjë humbje. Skuadra e drejtuar nga Genc Tamniku, pati rezultate pozitive dhe në disa ndeshje edhe të thella.

E dyta në këtë grupmoshë doli Dukagjini 2000 e prirë nga Idriz Elezaj. E djelmoshat e trajnerit Besim Ajvazi të Besianës, arritën pozitën e tretë.

Në kategorinë U13 (fatosë), Liria ishte bindëse dhe në finale pas një loje mjaft të fortë nga të dyja palët ia doli ta mposht FC Stars nga Peja me shifrat 2:0.

Kjo e fundit mbeti skuadra e dytë në këtë grupmoshë. Kurse Besiana edhe këtu u radhit e treta. Liria mori vendin e parë edhe me pionier (U15). Kurse vendi i dytë i takoi Arastas. E vendi i tretë i takoi skuadrës se Hotel Ulpianës. Te kadetët (U17) kampione doli Dukagjini 2000. Vendin e dytë e zuri Shkolla e Futbollit Albionët nga Prizreni, e pozita e tretë serish i takoi Besianës.

Për ecurinë e garave në turne u përkujdes Fadil Berisha nga Peja, kurse drejtësinë në turne e ndanë, Granit Koci, Binak Gashi, Ali Peshteri e Liridon Bunjaku.

Në përfundim të turneut organizatori ndau shumë medalje, kupa e mirënjohje për më të mirët në këtë turne. /Olle/

1 2 3 4