U kërkua nga Drita e Prishtina, Bregu zgjedh Teutën

Teuta mund të mbyllë merkaton me Dejvi Bregun. “Panorama Sport” ka paralajmëruar prej ditësh që vlonjati dhe drejtuesit e klubit durrsak janë në bisedime të avancuara dhe akordi tashmë duket më afër se kurrë.

Burime të sigurta i treguan dje gazetës se palët po negociojnë detajet e fundit dhe vetëm në rast të ndonjë të papriture në momentet e fundit mund të “prishet” marrëveshja.

Ndërkohë, nga lojtarët që stërviten me Teutën, në ditët e fundit ka munguar mesfushori i ardhur nga Iliria, Ledjon Xhymerti.

Duket se lojtari nuk e ka bindur stafin dhe është larguar përfundimisht nga blutë për të vazhduar karrierën në një skuadër tjetër.