Mbyllet pjesa e parë: Tre gola në duelin mes Ballkanit dhe Astanas në Ligën e Konferencës

Ka përfunduar pjesa e parë mes Ballkanit dhe Astanas, me duelin që po luhet në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Mysafirët kanë shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsinë prej një goli, me rezultatin 2-1.

Pas shtatë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Kamo Hovhannisyan.

Por, festa e lojtarëve të Astanas zgjati vetëm 60 sekonda, pasi kampioni i Kosovës i barazoi shifrat.

Ishte Edvin Kuç, ai që barazoi rezultatin në 1-1, për të rikthyer ndeshjen në baraspeshë.

Mirëpo, Astana ia doli të rikthente epërsinë me golin e Abzal Beysebekov, që realizoi në minutën e 23-të.

Ballkani kishte më shumë iniciativë në sulm, mirëpo në mbrojtje nuk kishte koordinim, me çka edhe pësuan dy gola të lehtë.

Ilir Daja intervenoi me zëvendësim, duke larguar nga loja Vesel Limajn në minutën e 38-të, për të inkuadruar sulmuesin Bleart Tolaj.

Në pjesën e dytë me gjasë trajneri i Ballkanit do të kërkojë më shumë lojë ofanzive nga lojtarët, në mënyrë që të marrin pikët e plota, ose së paku një barazim.

Astana rikthen epërsinë ndaj Ballkanit

FC Prishtina 01 barazon ndaj Kauno Zalgiris, kualifikimi vendoset në ndeshjen e fundit