Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë.
Në ndeshjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”, Dardanët kanë mbyllur pjesën e parë në disavantazh me rezultat 0-1, shkruan Gazeta Olle.
Goli i vetëm u shënua nga Faisal në minutën e 18-të të ndeshjes.
Kosova ka insistuar në pjesën e parë, por edhe përkundër rasteve nuk e ka gjetur golin.
Kosova po luan me formacionin 3-4-3 me përzgjedhësin Primoz Gliha, i cili po zhvillon ndeshjen e tij të parë si përzgjedhës i Përfaqësueses tonë.
/Gazeta Olle/