Mbyllet pjesa e parë, Gjilani shkon në pushim me epërsi ndaj Liepajas

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Liepaja, e cila po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

45-minutat e parë kanë përfunduar me epërsinë e gjilanasve, 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Ishte Albert Dabiqaj ai që realizoi golin e epërsisë në minutën e 38-të.

Dabiqaj goditi bukur me kokë për të gjetur rrjetën pas asistimit milimetrik nga Cale.

Skuadra e Zekirija Ramadanit pati një paraqitje fantastike gjatë kësaj pjese.

Kujtojmë se kjo ndeshje është e vlershme për raundin e parë në Ligën e Konferencës. /Gazeta Olle/

Partizani shënon fitore në ndeshjen e parë në Conference League

Llapi në disavantazh të dyfishtë dhe me një lojtar më pak pas pjesës së parë ndaj Buducnostit