Mbyllet pjesa e parë, Gjermania në avantazh ndaj Japonisë

Gjermania ka shkuar në pushim të pjesës së parë me epërsi 1-0 ndaj Japonisë.

Goli i vetëm në 45-minutat e para të sfidës u shënua nga Ilkay Gundogan nga pika e bardhë në minutën e 33-të, shkruan Gazeta Olle.

Gjermanët ishin dominues gjatë pjesës së parë, ku krijuan edhe disa raste të mira por nuk arritën ta dyfishojnë epërsinë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e parë të Grupit E në “Katar 2022”.

Po në këtë grup sot zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Spanjës dhe Kostarikës. /Gazeta Olle/ 

Përfundon herët rrugëtimi i Dritës në Kupën e Kosovës, eliminohet nga Liria

Premtohet super spektakël për Superkupë