Mbyllet pjesa e parë, Gana shkon në pushim me epërsi të dyfishtë ndaj Koresë së Jugut

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Koreja e Jugut-Gana me rezultat 0-2.

Është ky dueli i dytë në Grupin G të Botërorit “Katar 2022”, shkruan Gazeta Olle.

Koreja e Jugut e nisi vrullshëm ndeshjen, por më pas pësoi nga dy rastet e Ganës.

Mohammed Salisu shënoi golin e parë në minutën e 24-të të ndeshjen.

Epërsinë e ganezëve e dyfishoi Mohammed Kudus në minutën e 34-të.

Nëse ndeshja mbyllet kështu, Gana ngritet në kuotën e tre pikëve, ndërsa Koreja e Jugut mbetet me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve. /Gazeta Olle/

 

Xavi nuk i ndal lëvdatat për Pedrin, ja çfarë thotë për mesfushorin spanjoll

Ja pse Gjermania vesh fanellat me ngjyrë të bardhë, pavarësisht se nuk është në flamurin e tyre