Mbyllet pjesa e parë e miqësores, Bekaj shpëton Kosovën me një intervenim fantastik

Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores mes Kosovës dhe Guinesë.

Në ndeshjen që po zhvillohet në Antalya të Turqisë, 45 minutat e para u mbyllën pa gola 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Rastin më të mirë të kësaj pjese e patën afrikanët, por për mrekulli reagoi Visaj Bekaj në minutën e 45-të.

Dardanët nuk patën ndonjë rast ideal shënimi, por ishin të mirë në repartin defansiv.

/Gazeta Olle/