Mbyllet me barazim përballja e shqiptarëve në Serie A

Ndeshja në mes të Empolit dhe Lecces nuk ka nxjerrë fitues të hënën mbrëma. Kjo ndeshje e javës së 15-të e Serie A italiane përfundoi baras, 1:1. Te Empoli kompletuan ndeshjen portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Ardian Ismajli, ndërsa nga minuta e 41-të u aktivizua edhe Stiven Shpendi.

Ndërkohë për Leccen nga minuta e parë luajti mesfushori Ylber Ramadani. Ramadani u zëvendësua në minutën e 83-të, derisa në stol ishin Medon Berisha dhe Kastriot Dermaku. Lecce është në vendin e 13-të me 17 pikë, kurse Empoli në vendin e 17-të me 12 pikë.

Igli Tare paralajmëron Italinë: Kujdes nga Shqipëria

Ronaldo arrin shifrën e 50 golave të shënuar në vitin 2023