Mbyllet ndeshja në Minatori, kampionët mposhtin me lehtësi minatorët

KB Trepça ka pësuar humbje në shtëpi nga Golden Eagle Ylli, me rezultatin 62-84.

Kampionët fituan katër çerekët duke dominuar skuadrën e Trepçës gjatë gjithë kohës, ku përforcimet gjatë janarit nuk mjaftuan për ti bërë ball fuqisë së skuadrës nga Suhareka.

Më i disponuari për ndeshje ishte Tsmucis (Golden Eeagle Ylli) me 25 pikë, 4 kërcime dhe 1 asistim, i ndjekur nga organizatori Kastrati me 21 pikë,4 kërcime dhe 5 asistime.

Më të mirët te vendasit ishin Cockfield me 15 pikë, 3 kërcime, 3 asisitme. I ndjekur nga qendra Gordon me 13 pikë dhe 6 kërcime.

 

Inter – Juventus: Publikohen formacionet zyrtare

Dukagjini njofton se ka ndërprerë kontratën me shtatë futbollistë