Mbyllet ndeshja e fundit e Ligës së Parë

Lepenci ka mposhtur 1:0 Rahovecin, në ndeshjen e fundit të javës 17 të Ligës së Parë.

Takimi i luajtur në Ferizaj, iu takoi kaçanikasve, të cilët shënuan përmes Erblin Tronit, që realizoi në minutën 45.

Me këtë fitore, Lepenci ngjitet në kuotën e 12 pikëve në pozitën e 15-të duke ia lënë vendin e fundit Ulpianës. Rahoveci mbetet i nënti me 22 pikë.