Mbyllet miqësorja Osijek – Trepça ’89, e pabesueshme se kush ka shënuar

Mbyllet ndeshja miqësore ndërkombëtare, ndërmjet Trepçës ’89 dhe Osijekut.

Skuadra kroate arriti fitore me shifrat 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori nga Kosova i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda.

trepqaa89

45 minutëshi i parë ka përfunduar pa gola 0:0, me 89-shin që kërcënoi disa herë.

Sipas raportit LIVE të Osijekut, Otto John, del të jetë lojtari që po u shkakton probleme kroatëve, raporton Gazeta Olle.

Takimi u zhvillua në Maribor të Sllovenisë, ku kampionët tanë po përgatiten.

Mitrovicasit do të debutojnë në Ligën e Kampionëve më 27 qershor.

Më 19 qershor do të mësojnë shortin e Ligës së Kampionëve.

trepqa89 trepqa89