Mbyllet me këtë rezultat miqësorja e fundit e Ballkanit në Antalya

Ballkani ka zhvilluar edhe miqësoren e fundit gjatë fazës përgatitore në Antalya të Turqisës.

Suharekasit kanë shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj MFK Ruzomberok, skuadër kjo që garon në Superligën e Sllovakisë, shkruan Gazeta Olle.

Edhe pse ishin në disavantazh, skuadra e Ilir Dajës u rikthye për të triumfuar në fund.

Në miqësoren e fundit u paraqit edhe futbollisti Abdul Rahman Basit, cili është në fazë testuese me ekipin e Ballkanit.

Kujtojmë se portokallinjtë janë njëra nga tetë skuadrat e Superligës që fazën përgatitore e ka zhvilluar në tokën turke. /Gazeta Olle/

 

Laura Fazliu eliminohet nga Grand Prix i Portugalisë

KF Drenasi udhëton drejt Shqipërisë, para nisjes ndalet tek shtatorja e familjes Jashari